E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Fuori dal Coro’ këshillon italianët: Kujdes nga profesionistët e ‘Turizmit dentar’ në Shqipëri
Lajme

‘Fuori dal Coro’ këshillon italianët: Kujdes nga profesionistët e ‘Turizmit dentar’ në Shqipëri

Turizmi dentar në Shqipëri ishte në qendër të një investigimi të transmetuar mbrëmë në Fuori dal Coro, programi i drejtuar nga Mario Giordano në Rete 4, Mediaset.

Në investigimin e gazetarëve flitet për faktin se italianët mbërrijnë në Shqipëri për të trajtuar dhëmbët e tyre por krimi është pas “bumit”.

Gazetarja Marianna Canè thotë se shërbimi dentar në Shqipëri është një biznes dramatik mbi të cilin ka shumë hije. Përveç operacioneve që përfundojnë keq, dyshimi është se krimi i organizuar ka lidhje me këtë lloj biznesi.

Pietro Felice, profesor i kirurgjisë orale, flet për “një biznes dramatik”.

“Jemi në aeroportin e Barit, sapo kemi kaluar kontrollet e sigurisë për zonën pa euro, pra për të shkuar në Shqipëri, dhe menjëherë ka reklama për turizmin dentar në Shqipëri”.

Ndërkohë Giuseppe Giorgio, presidenti i sindikatës së dentistëve në Itali, pohoi se në 5 muajt e fundit janë 20 pacientë që janë kthyer nga Shqipëria me probleme serioze me dhembët.

Rreth 70% është rritur numri i qytetarëve italianë, krahasuar me vitin e kaluar, që zgjedhin Tiranën për të kryer shërbime dentare. Ndërkohë, gazetarja flet edhe me ambasadën italiane në Tiranë, e cila sugjeron që qytetarët italianë të kenë kujdes klinikat ku zgjedhin të kryejnë shërbime.

Edhe media të tjera italiane kanë folur më parë për këtë çështje duke nënvizuar një rritje të re të udhëtimeve në Evropën Lindore për paketat gjithëpërfshirëse për shërbime dentare me kosto që variojnë nga 4 deri në 6 mijë euro. Por për në Shqipëri ata i paralajmërojnë të gjithë që të informohen mirë për klinikat dhe “profesionistët”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.