E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Romë, 4 viktima dhe 200 të evakuuar nga spitali që u përfshi nga flakët
Lajme

Romë, 4 viktima dhe 200 të evakuuar nga spitali që u përfshi nga flakët

Katër pacientë kanë vdekur dhe dyqind të tjerë janë evakuuar pasi një zjarr i madh shpërtheu gjatë natës në spitalin San Giovanni Evangelista në Tivoli, afër Romës.

Dy nga viktimat vdiqën nga asfiksia, një tjetër nga një atak në zemër dhe një i katërt, i gjetur i vdekur, mund të ketë humbur jetën para zjarrit: megjithatë hetimet janë duke u zhvilluar pasi prokuroria e Tivolit ka urdhëruar një autopsi të trupave me qëllim konstatimin e shkaqeve të vdekjes.

Sipas mediave italiane flakët kanë nisur nga disa dhoma në katin e dytë në orën 22:30 të mbrëmjes së djeshme. Prej këtu zjarri ka mbërritur fillimisht në urgjencë dhe më pas në reanimacion duke përfshirë të gjithë strukturën. Zjarrfikësit ndërhynë në vendngjarje nga zona të ndryshme provinciale me të paktën 60 njësi dhe rreth njëzet automjete. Rreth 50 persona me probleme në ecje u evakuuan të parët nga zjarrfikësit.

Pjesa më e madhe e departamenteve, edhe pse nuk u prekën nga flakët, u pushtuan nga tymi. Pacientët, në varësi të problemeve dhe nevojave kritike, u transferuan në spitale të ndryshme të kryeqytetit. Mes pacientëve ishin edhe disa fëmijë. Menjëherë pas shpërthimit të zjarrit, disa prej pacientëve u dërguan në palestrën bashkiake Maramotti, të ngritur nga mbrojtja civile komunale me batanije, jastëkë dhe shtretër.

Aktualisht janë duke u zhvilluar inspektimet përfundimtare të ashensorëve nga zjarrfikësit. Në ditët në vijim, pasi ambienti të jetë ftohur, do të kryhet kontrolli nga zjarrfikësit për të zbardhur natyrën e ngjarjes, shkaqet e së cilës ende nuk janë të qarta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.