E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arditi i Postës tjetër tender  pa garë, harxhon 95 MLN për kasaforta
Lajme

Arditi i Postës tjetër tender pa garë, harxhon 95 MLN për kasaforta

Ardit Demiri vazhdon pa pikën e problemit të shpërdorojë paratë publike nëpërmjet tenderave tepër të dyshimtë që organizon. I vendosur vetëm para pak kohësh në krye të institucionit të Postës Shqiptare, “Diti” ka bërë rrush e kumbulla shifra aspak të vogla me procedurat e prokurimit të firmosura prej tij.

Duket se Ardit Demiri ka një fiksim për të organizuar tendera pa garë ku pjesëmarrës është vetëm fituesi. Nuk kishte si të shpëtonte nga ky “trend” as tenderi i radhës i organizuar nga Posta Shqiptare.

Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-87943-11-16-2023 dhe me objekt “Blerje Kasaforta”. Ky tender ka si fond limit vlerën prej 8,480,000 lekë të reja pa TVH ose gati 100 milionë lekë përfshirë TVSH.

Duke studiuar dokumentat e kësaj procedure shikohet se kemi të bëjmë me një mungesë totale konkurrence. Kuptohet që fituese është shpallur e vetmja firmë që ka konkurruar. Skema të tilla Zakonisht përdoren shpesh në rastin kur fituesi dihet që pa nisur tenderi.

Në rastin konkret e vetmja kompani pjesëmarrëse ka qenë A & A SECURITY SURVEY në pronësi të Arben, Gazmir, Merxhan, Azbi dhe Azem Arapi. Ata kanë ofruar vlerën 7,888,888 lekë të reja pa TVSH ose gati 95 milionë lekë të vjetra me TVSH dhe natyrisht janë shpallur fitues nga Diti i Postës.

Dyshimet për procedurën në fjalë i shton më shumë edhe fakti se vlera fituese rezulton të jetë sa 93% e fondit limit të tenderit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.