E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nafta në bursë 68$, shqiptarët vazhdojnë ta blejnë mbi 190 lekë/litrin
Lajme

Nafta në bursë 68$, shqiptarët vazhdojnë ta blejnë mbi 190 lekë/litrin

Sot, në bursat ndërkombëtare, çmimet e hidrokarbureve kanë pësuar një ulje drastike.

Në bursën e Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një fuçi naftë e papërpunuar shitet për 68.6 Dollarë. Kjo është vlera më e ulët e 6 muajve të fundit, ndërsa brenda 1 jave nafta ka pësuar ulje me afro 10 Dollarë.

Përveç kësaj, ulje ka pësuar edhe nafta në bursën e Londrës, e cila këtë të mërkurë kapi këtë çmimin 72 Dollarë, duke pësuar një rënie me gati 10 Dollarë krahasuar kjo me datën 29 Nëntor kur ishte gati 82 Dollarë.

Ekspertët thonë se kjo ulje ka të bëjë me disa faktorë, por më kryesori është rritja e prodhimit nga vendet jashtë OPEK si nga rënia e kërkesës globale për naftë e ndikuar nga frika e inflacionit.

Por këto ulje drastike të hidrokarbureve nuk pasqyrohen në tregun në Shqipëri. Aktualisht në vendin tonë, një litër nafte varion nga 190-200 lekë, ndërkohë që duhet të ishte 156 lekë/litri.

Shqiptarët prej disa muajsh po përballen me një rritje të vazhdueshme të çmimit të karburanteve dhe askush s’po merr masa që një abuzim i tillë të ndalet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.