E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK ndalon gazetarin Elton Qyno, i kërkon të zbulojë burimet e informacionit
Lajme

SPAK ndalon gazetarin Elton Qyno, i kërkon të zbulojë burimet e informacionit

Prokuroria e Posaçme ka ndaluar këtë pasdite gazetarin Elton Qyno, pas disa shkrimeve që ky i fundit ka bërë në median ku punon.

Qyno ka nxjerrë detaje nga shumë dosje hetimore duke informuar publikun, SPAK ka urdhëruar ndalimin e tij, duke kërkuar burimet e tij të informacionit.

Skandali është se detyra e një gazetari është të nxjerrë çdo lloj informacioni dhe baza e gazetarisë është të mos publikohen burimet. Por SPAK duke mos qenë e fuqishme të zbulojë vetë se si i dalin të dhënat, ka urdhëruar të ndalohet gazetari dhe t’i ushtrohet presion që të tregojë burimet e tij.

Ndalimi i Qynos është në vazhdën e presioneve të mëparshme. SPAK në qershor të vitit të kaluar mori një vendim, duke i kufizuar gazetarit fjalën e lirë dhe duke e kërcënuar me burg. Prokurorët kërkuan që Qyno të ndalojë së publikuari të dhëna nga dosja hetimore e Nuredin Dumanit. “Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk mund  dhe nuk duhet të cenojë një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmendura gjatë hetimit, i  cili  vazhdon”, shprehej SPAK.

Por duket se tani çmenduria e Prokurorisë ka shkuar deri aty sa të ndalojë gazetarin dhe të kërkojë burimin e informacionit të tij, duke shkelur çdo lloj norme dhe duke intimiduar median.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.