E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kreu i Bandës së Durrësit  Lulzim Berisha fshihej me letra bullgare
Lajme

Ish-kreu i Bandës së Durrësit Lulzim Berisha fshihej me letra bullgare

Detajet e para kanë dalë në dritë nga arrestimi në Spanjë i ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Mësohet Lul Berisha, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, fshihej në Spanjë me letra bullgare.

Por informacione nga burimet e inteligjencës policore kanë ndihmuar në lokalizimin e 52-vjeçarit.

Autoritetet shqiptare kanë shkëmbyer informacionet me ato spanjollet dhe këta të fundit kanë organizuar një operacion, i cili u realizua me sukses.

Tashmë do të nisin procedurat për ekstradimin e ish-kreut të Bandës së Durrësit drejt Shqipërisë.

Berisha u arrestua në vitin 2006 për aktivitetin kriminal të bandës së Durrësit të kryer në vitet 1998­2000.

Ndaj tij u ngritën akuzat për veprat penale “Vrasjes me paramendim” të kryer në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. 16 anëtarë të kësaj bande u dënuan në total me 245 vjet burgim nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda.

Fillimisht, Lul Berisha u dënua me burgim të përjetshëm, por në vitin 2014, Gjykata e Lartë doli me një vendim të formës së prerë që e i zbuste dënimin dhe e detyronte atë të kryente vetëm 25 vite burg.

Në dhjetor të 2016-ës, ai u lirua nga burgu me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës me pretendimet e shkaqeve shëndetësore.

Në vitin 2020, Lulzim Berisha u shpall në kërkim për dy vrasjet e kryera në vitin 2005 ndaj Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, të cilët u zbardhën 15 vite më vonë.

Në të njejtin vit, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht.

Më vonë, në janar të 2022-shit, Prokuroria e Durrësit kërkoi arrestimin e Lul Berishës për dënimin e pashlyer

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.