Ulsi Manja: Mos kini merak, rendi dhe siguria janë nën kontroll!
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Admir Abrija, kanë dalë sot në një komunikim me gazetarët pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit. Ulsi Manja nuk ka marrë asnjë përgjegjësi mbi vetë apo mbi drejtorinë e Burgjeve, por ka vijuar propagandën.
Ai ka thënë se askush nuk duhet të shqetësohet pasi situata është nën kontroll.
“Ngjarje tepër e rëndë. Ka humbur jetën një i dënuar dhe është plagosur lehtë një tjetër i dënuar. Dua të ngushëlloj familjarët e dënuarit që ka humbur jetën, t’i uroj shërbim të shpejtë të dënuarit tjetër që është plagosur. Autori i kësaj ngjarje të rëndë është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe pas kryerjes së krimit i është drejtuar drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. I them familjarëve të mos shqetësohen. Siguria është nën kontroll. Pas dorëzimit, është vënë në dispozicion të prokurorit të gatshëm të Elbasanit. Nuk ka patur në asnjë moment cënim të jetës dhe sigurisë të personelit policor. Për dinamikën e ngjarjes, do duhet të presim rezultatet e hetimit që po zhvillon prokuroria” – tha Manja.
Sipas mendimit tuaj, a duhet të japë dorëheqjen Ulsi Manja dhe Admir Abdrija?
Sot brenda burgut të Peqinit, u vra një i dënuar nga një i dënuar tjetër. Vrasësi, Sokol Mjacaj, e kishte siguruar armën edhe pse ishte i dënuar në sigurinë e lartë.
Dyshohet se arma është dërguar brenda institucionit me dron.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



