Plagosja në Shkodër, flet gruaja që i dha ndihmën e parë të plagosurit
🎥VIDEO/ Dalin pamjet e plagosjes në Shkodër, dëshmitarja: Vrapoi disa metra…
Është regjistruar një atentat me armë zjarri në Shkodër në zonën e njohur si “Dollari”.
Nuk dihet ende identiteti i “shënjestrës”.
Dyshohet se autori është larguar me biçikletë në drejtim të kryqëzimit të ish-degës së brendshme.
Ndërkohë sipas dëshmitares, e cila ishte prezent në rrugë, autori shtiu disa herë në drejtim të 40-vjeçarit Aleksandër Currin.
“Pasi u plagos, iku me vrap disa metra dhe më pas u rrëzua, unë isha duke lypur dhe kërkova ndihmë për të plagosurin. Nuk e pashë autorin, ndërsa i plagosuri ndenji disa minuta shtrirë në tokë.
Asnjë nuk po e prekte dhe unë shkova ta ndihmoja, ndërsa i plagosuri problemin e kishte në stomak nga plagët që kishte marrë. Autori, pasi shtiu mbi të, u largua në rrugica me vrap dhe nuk e pashë më”, u shpreh dëshmitarja.
Njoftimi:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



