E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: Kërkesa e SPAK dhunon parlamentarizmin, ballancën politike në vend dhe demokracinë
Lajme

Manjani: Kërkesa e SPAK dhunon parlamentarizmin, ballancën politike në vend dhe demokracinë

Duke rrëzuar atë kërkesë mbrohen të gjitha

Ylli Manjani

Pas kërkesës së SPAK për imunitetin e liderit të opozitës, ka reaguar edhe juristi i njohur, Ylli Manjani, i cili shprehet se kërkesa e SPAK nuk godet individin Berisha, por ajo dhunon parlamentarizmin, ballancën politike në vend, demokracinë dhe konstitucionalizmin.

Regaimi i Manjanit:

Ka njëfarë kompleksi në radhët e disa opozitarëve në raport me çështjen “Berisha” dhe kërkesën  e SPAK për heqje imuniteti.

Natyrisht, nuk synojmë të çlirojmë askënd nga komplekset, por kërkesa e SPAK për heqje imuniteti, në këtë rast, dhunon parlamentarizmin, ballancën politike në vend, demokracinë dhe konstitucionalizmin. 

Pra ajo kërkesë nuk godet individin Berisha, por të gjitha sa listova më lart. 

Duke rrëzuar atë kërkesë mbrohen të gjitha. 

Ky është në fakt qëllimi i imunitetit, të mbrojë sistemin politik dhe kushtetues, jo individin. Ky i fundit, mund të hetohet e akuzohet nëse ka prova pa qenë e nevojshme të arrestohet… 

Ndaj, deputetët duhet të mbrojnë sistemin demokratik e kushtetues sipas pushteteve të ndara. 

Parlamenti nuk varet nga SPAK!!! Ai ka detyrë ti tregojë vendin SPAK-ut dhe kujtdo institucioni tjetër që në abuzim me kompetencat kërkon të dhunojë sistemin demokratik. 

E përsëris:

Spak nuk ka një akuzë zyrtare për deputetin Berisha, megjithëse ka 3 vjet hetime. Ky i fundit nuk është thirrur asnjëherë të dëshmojë për ç’di. Masat e sigurisë së marra ndaj tij janë antikushtetuese, përveçse jo proporcionale e ndoshta edhe të panevojshme. SPAK nuk e pengon imuniteti të hetojë dhe të akuzojë cilindo deputet. 

Por pa bërë këto veprime procedurale, nuk shkohet direkt në kërkesa për heqje imuniteti, me synim marrje masash sigurie që ndalojnë aktivitetin politik të një udhëheqësi opozite.

Kjo çështje ka këtë lexim, në një vend e parlament normal kuptohet.

Ja, kaq e thjeshtë është kjo punë.

Nëse edhe opozita nuk e kupton këtë, atëherë kush tjetër?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.