Arrestohet pas 12 orësh shqiptari që vrau gruan shtatzënë
Arratisja e shqiptarit nga Kosova, Bujar Fandaj që vrau 26-vjeçaren Vanessa Ballan, nuk ka zgjatur as dymbëdhjetë orë. Rreth orës 23:00 karabinierët arrestuan 41-vjeçarin e kërkuar për vrasjen e Vanessa Ballan në Spineda di Riese Pio X, në via Fornasette, mëngjesin e djeshëm, 18 dhjetor.
Bujar Fandaj u arrestua në San Vito di Altivole, jo shumë larg shtëpisë së tij (ku nuk ishte gjetur pasdite gjatë një kontrolli policor). Kur u ndalua nga policia Bujari nuk rezistoi, ai u mor në pyetje nga prokurori por nuk bëri asnjë deklaratë dhe më pas u shoqërua në burgun Treviso të Santa Bona.
Seanca për vërtetimin e arrestit do të caktohet në ditët në vijim. Bujari kishte publikuar në profilin e tij në Instagram, pak orë para krimit, një foto në autostradën mes Italisë dhe Sllovenisë. Ai ka goditur shtatë herë me thikë 26-vjeçaren e cila ishte shtatzënë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



