E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla u jep lajmin e mirë punonjësve të shërbimit zjarrfikës  : Përfitojë pagë të 13-të shpërblim për punën e bërë
Lajme

Balla u jep lajmin e mirë punonjësve të shërbimit zjarrfikës : Përfitojë pagë të 13-të shpërblim për punën e bërë

Ndërsa dha lajmin për shpërblime për punonjësit e shërbimit zjarrfikës, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u pyet nga gazetarët edhe për marrëveshjen për emigrantët me Italinë dhe pezullimin e saj nga Gjykata Kushtetuese.

Ai u shpreh se ka bindjen që gjykata do e vlerësojë brenda një kohe të shkurtër siç e parashikon ligji, që të niset me zbatimin e marrëveshjes.

“Shembull solidariteti me qeverinë italiane, ky model po merret si shembull për tu zbatuar nga gjitha vendet e tjera anëtare apo ato që aspirojnë të bëhen anëtare të BE. Të jesh pjesë e BE nuk mjafton, tu gëzohesh vetëm përfitimeve që vijnë nga procesi. Duhet të marrësh angazhime dhe përgjegjësi. Me këtë strategji morën përgjigje gjithë ata skeptik që e panë si marrëveshje në një farë mënyrë trajtimi Shqipërinë si një vend të dorës së dytë. Mos harroni rolin e rëndësishëm që Shqipëria ka, dhe shpreh bindjen se Kushtetuesja do të vlerësojë në kohë të shkurtër, sikurse e ka kompetencë, për të filluar zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.