Ermal Mamaqi pastroi paratë e ILIR Beqes
“Luga e Artë” dhe “ME-NAM”
Pas vitesh si pjesë e qeverisë, për vjedhje e abuzimesh me tenderat në Shëndetësi, Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK. Zbardhja e dosjes së SPAK-ut ndaj Beqajt nxjerr zbuluar faktin se si ai ka përdorur një sërë biznesesh me qëllimin për të pastruar paratë.
Janë zbuluar ndër të tjera dy biznese që veprojnë në sektorin e gastronomisë, që lëshonin fatura për shërbime inekzistente, duke ndihmuar ortakun e ish-ministrit Beqajt. Evidentohet nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme se është restoranti i parë është “Luga e Artë” në pronësi të shtetases Dhurata Thanasi. Mësohet se ajo është survejuar kur është takuar me shtetasin Ermal Kurtulaj, ortak i Beqaj, dhe i ka dhënë atij një zarf me para.
Mendohet se gjendja monetare është në vlerën e 259.000 lekëve të reja, ose rreth 2.6 milionë lekë të vjetra pasi Ermal Kurtulaj i ka kërkuar më herët në celular kësaj shtetaseje që t’i priste një faturë fiktive për “Shërbim Kateringu.”
Pjesë e këtij procesit të “pisët” është edhe një restorant tjetër që njihet ne kryeqytet, kjo edhe për shkak të një nga pronarëve të tij. E kemi fjalën për “ME’NAM”, një restorant në pronësi të barabartë të shtetasve Fisnik Fili dhe Ermal Mamaqi.
Duke u bazuar në dokumentat e Prokurorisë së Posaçme, Fisnik Fili pret fatura për organizimet e eventeve të restorantit “GAZONA” që dyshohet si lidhje indirekte e Ilir Beqaj. Gjithashtu pjesë e dosjes janë edhe tre fragmente kur Fisnik Fili i restorant “ME’NAM” pret fatura me vlerë rreth 3.2 milionë lekë të vjetra në total.
Theksojmë që këto fatura rezulton të jenë lëshuar nga shtetasi Fisnik Fili, por në fakt i përkasin restorantit “GZONA” dhe këto veprime janë kryer për qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë Drejtuesi i SASPACU-t që monitoron këto projekte”, thotë SPAK.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



