Tokat në Bulqizë u bënë shkak për krimin në familje që tronditi Tiranën
Jemi vetëm në ditën e katërt të vitit 2024 dhe janë regjistruar tashmë dy viktima të krimit në familje.
Vëllezërit e vrarë në zonën e “Freskut” në kryeqytet janë identifikuar si Vehap Cami, 63 vjeç dhe Lulëzim Cami 68 vjeç.
Nga hetimet paraprake, rezulton se Vehap Cami ka shkuar herët në mëngjes në shtëpinë e të vëllait armatosur. Pas një konflikti verbal, Vehapi ka hapur zjarr ndaj të vëllait dhe më pas e ka drejtuar armën ndaj vetes.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt për çështje pronësie. Viktimat janë nga Bulqiza, ndërsa në momentin e ngjarjes në banesën e Lulëzimit ka pasur familjarë të tjerë, por dy vëllezërit ndodheshin në një ambient më vete.
Pronarja e shtëpisë, që i ka dhënë me qira banesën Lulëzimi Camit, është shokuar nga vrasja që ndodhi sot
“Dëgjova teksa bërtisnin gratë kur i gjetën. Nuk i njohim. Vëllai nuk rri këtu!” tha ajo për gazetarët.
Vrasja ndodhi në në rrugën ‘Xhon Belushi’ në zonën e “Freskut”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



