Debate mes Boçit dhe Zekthit: S’bëj debat me ty se ti je pjesë e PD, a kemi Ramën armik të dy, apo…
Në studion e “Opinion” këtë të Enjte, nënkryatari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka debatuar me Fitim Zekthin, mbështetës i Lulzim Bashës.
Pjesë nga debati:
Fitim Zekthi: Unë mendoj se kjo gjuha se SPAK është politizuar është e gabuar plotësisht, unë mendoj se arritja e vetme që mund të ketë një shoqëri në faqe të dheut është që askush të mos jetë mbi ligjin. Nëse SPAK nuk e ka parë që Berisha është kryetar i foltores, ka bërë shumë mirë. SPAK duhet të jetë i verbër ndaj këtyre gjërave.
Luçiano Boçi: I verbër ndaj ngjarjes kriminale, jo ndaj njerëzve. Parashtroje tamam, kush është afera te zoti Berisha(?).
Fitim Zekthi: A ka mundësi të më lësh të flas, nëse ke ardhur të prodhosh fabrikë fjalësh…
Luçiano Boçi: E para e punës unë s’bëj debat me ty fare sepse ti je pjesë e PD dhe s’mund të bësh debat me mua sepse unë kam parime të qarta politike. I vetmi kundërshtar i imi dhe yti është Rama jo Berisha. Je përfaqësues i PD-së se e keni bërë ritual në çdo studio…
Fitim Zekthi: Për Zotin e madh nuk të shkon, është e papranueshme. Më lër të flas se është e padenjë për ty kjo gjë!
Luçiano Boçi: Mos ma përcakto sa i denjë jam unë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



