E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FEDERATA EUROPIANE E GAZETARËVE:  Kthejini materialet gazetarit Qyno
Lajme

FEDERATA EUROPIANE E GAZETARËVE: Kthejini materialet gazetarit Qyno

Federata Europiane e Gazetarëve, ka reaguar sërish lidhur me rastin e paprecedentë të sekuestrimit nga SPAK të pajisjeve të gazetarit investigativ, Elton Qyno.

Reagimi i kësaj federate, e cila është organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë, vjen përmes Ricardo Gutierrez, Sekretarit të Përgjithshëm, i cili shpreh shqetësimin e tij për rastin në fjalë, ku një gazetari i kanë marrë në mënyrë të paligjshme, pajisjet e punës dhe sendet personale dhe familjare, me qëllimin e vetëm të zbulimit të burimeve.

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, shprehet duke mbështetur thirjen e “Reporterëve pa kufij”, të cilët kërkojnë nga Gjykata speciale e Apelit, të urdhërojë SPAK ti kthejë të gjitha sendet e punës dhe personale gazetarit të “Ora News” Elton Qyno.

Në reagimin e sekretarit të federatës thuhet se: “…Federata Evropiane e Gazetarëve i bashkohet “Reporterëve pa kufij” në thirrjen e gjykatës speciale të apelit që të urdhërojë kthimin e pajisjeve të Elton Qynos. #Mbrojtja e Burimeve…”.

Të njëjtën thirrje drejtuar gjykatës speciale të Apelit, e shpërndau në platformën “X” dhe vetë Federata Evropiane e Gazetarëve, e cila kërkoi kthimin e materialeve dhe sendeve të punës.

Në reagimin e tyre përmes platformës “X”, “Reporterët pa Kufij” shkruajnë si më poshtë vijon:

“…Shqipëri: Sekuestrimi i aparaturave të gazetarit Elton Qyno nga prokurorët antikorrupsion pas raportimit të tij për krimin e organizuar, kërcënon fshehtësinë e burimeve konfidenciale.

“Reporterët pa kufij” i kërkon Gjykatës së Posaçme të Apelit, e vendosur në 5 janar, të urdhërojë kthimin e pajisjeve të gazetarit…”.

Në të njëjtën linjë doli dhe organizata “Safe Journalists”, e cila në një postim të sajin në platformën “X”, bëri thirrje që gjykata të kthejë pajisjet dhe njëkohësisht të këmbëngul që të përmbahet në të ardhmen nga nisja e çështjeve që rrezikojnë burime gazetarësh.

“…@WB Journalist” i kërkon Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të urdhërojë SPAK-un t’i kthejë të gjitha pajisjet Elton Qyno-s dhe këmbëngul që të përmbahet në të ardhmen nga nisja e çështjeve që rrezikojnë burime gazetarësh…” – thuhet në deklaratën e Organizatës “Safe Journalists”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.