E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha akuza Ramës dhe mesazh për gazetarët: Liria e fjalës realisht po vdes nën regjimin e Ramës
Politikë

Berisha akuza Ramës dhe mesazh për gazetarët: Liria e fjalës realisht po vdes nën regjimin e Ramës

Një paralajmërim të fortë ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha për kryeministrin Edi Rama në fjalën e tij nga ballkoni i shtëpisë së tij, në protestën e opozitës.

Berisha tha se Rama nuk do të gjejë tunel dhe vrimë ku të futet në momentit që opozita do të ngrohet në këmbë.

Kreu i PD-së dha edhe një mesazh për shqiptarët, të cilëve u kërkoi të mos tremben dhe të mos mërziten nga zhvillimet aktuale.

“Sot kjo protestë duhet të jetë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari: Mos u mërzitni, mos u lodhni, mos u trembni.

Ua them unë ju, se sot paratë e drogës, falangat e krimit që kanë pushtuar çdo institucion, vërtet mbjellin frikë dhe terror. Por ata e bëjnë këtë vetëm pse nuk ngrihemi ne.

Ju garantoj ju se në momentin që ne ngrihemi, nuk ka tunel, nuk ka vrimë, nuk ka vend më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë apo Shqipëri”, theksoi ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe një mesazh  dhe për gazetarët.

Berisha tha se protesta e sotme e qytetarëve dhe demokratëve para banesës së tij është një mbështetje për gazetarët shqiptarë.

Ai ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se i ka bllokuar fjalën e lirë gazetarëve, ndërsa e krahasoi kreun e qeverisë me diktatorin Enver Hoxha.

“Si ta kuptojmë ne sonte këtë protestë? Ta kuptojmë këtë protestë si një nderim, si një mbështetje për gazetarët shqiptarë, para së gjithash dhe mbi të gjitha. Ata janë e vërteta, parlamentarët e fjalës së lirë pa imunitet. Dhe beteja e tiranit kundër fjalës së lirë, filloi kundra tyre. Po pse? Me të njëjtin motiv si diktatorët e të gjithë kohërave.

Po të rikthehemi pak në analizë, do gjejmë se diktatori teokratik Kalvin, dogji në turrën e druve Servetin sepse siç tha ai, Serveti me fjalën e tij më përçmonte. Karl Xhaspër, thotë se gjatë diktaturës naziste, në kohë lufte, të thoje një fjalë kundër regjimit apo të bëje opozitë, duhet të hapje me duart e tua varrin.

Po në diktaturën komuniste në Shqipëri, Hitleri shqiptar i pasluftës, me dhjetëra e dhjetëra, me qindra e me mijëra shqiptarë hapën dyert e burgjeve dhe varret e tyre për fjalën e lirë.

Kombi humbi poetë të jashtëzakonshëm, të cilët nuk pranuan në asnjë rrethanë të bëhen këngëtarë të regjimit, por mbetën të pavdekshëm në vargjet e tyre, këngëtarë të së vërtetës, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Trifon Xhagjika dhe shumë e shumë të tjerë.

Por nuk qenë vetëm poetët dhe artistët, por edhe qytetarët, edhe të rinjtë, edhe për një fjalë, Enver Hoxha ekzekutoi Shkëlzen Doçin, mikun e djalit të tij, vetëm e vetëm pse ai kishte urrejtje për diktatorin”, theksoi ndër të tjera Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.