Fushë Krujë/ Aksidentoi për vdekje 4-vjeçarin, shoferi i çoi në spital dhe më pas…
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, ku mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Krujë/ Informacion paraprak
Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
Pak orë pas aksidentit tragjik në Fushë Krujë ku mbeti i vdekur një djalë 4-vjeçar dhe u plagos babai i tij, detaje të tjera dalin në dritë.
Sipas burimeve drejtuesi i mjetit, Erlis Beqja nga Fushë Kruja, ka dërguar shtetasin B. Balliu dhe djalin e tij të mitur në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Pas këtij momenti, ai është dorëzuar në komisiariatin e Policisë së Fushës Krujës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



