E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunimi i tre shqiptarëve në Malin e Zi , policia malazeze identifikon autorët
Lajme

Dhunimi i tre shqiptarëve në Malin e Zi , policia malazeze identifikon autorët

Policia e Malit të Zi ka identifikuar tre personat, të cilët dyshohet se kanë dhunuar tre shtetasit shqiptarë.

Mediat në shtetin fqinj teksa i referohen policisë shkruajnë se shkak i kësaj ngjarja ka qenë një incident.

Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi janë tre shqiptarët e dhunuar barbarisht sot në Malin e Zi, një grup personash, që dyshohet se janë serbë të Bosnje Hercegovinës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia malazeze ka identifikuar tre autorët e dyshuar, të cilët dhunuan tre shtetasit shqiptarë në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Tre shqiptarët ndodheshin në një makinë me targa gjermane, në momentin kur janë sulmuar nga një persona pa asnjë shkak.

Ata kanë goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptarë nga mjeti, janë sulmuar fizikisht edhe këta shtetas, duke ju shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Tre të rinjtë janë paraqitur në policinë lokale për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjorë, ku janë konstatuar dëmtime të kategorizuar ‘rrahje’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.