Kërcet arma në Vlorë, ekzekutohet një i ri
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, vritet Gezim Sinomati. I riu është qëlluar afër Poliklinikës së qytetit me snajper.
Dy vjet më parë, Sinomatit i vendosën tritol në makinë. Gezim Sinomati është një emër i njohur për policinë.
Në vitin 2015 është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Ai rezulton i dënuar në Belgjikë ku ka dale nga burgu një vit më parë.
Mësohet se Sinomati është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait.
Me dhjetra forca policie kanë mbërritur duke rrethuar zonën dhe janë vënë në kërkim të autorit. Policia po kryen kontrolle në të gjithë zonën, duke u angazhur forcat speciale FNSH, RENEA dhe policia lokale.
Sipas të dhënave paraprake dy vite më parë i është vënë tritol në makinë Bernard Sinomatit. Atij iu vendos tritol në makinën ‘Volkswagen Pasat’ me targa AA 151 HJ që e mbante të parkuar prej kohësh në lagjen “Hajro Çakerri”, pranë Poliklinikës, ku si pasojë janë regjistruar dëme të shumta materiale
Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë dhe ka kryer burg atje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



