Ekzekutohet me snajper Gëzim Sinomati në Vlorë, dy vite më parë i vendosën tritol
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, vritet Gezim Sinomati. I riu është qëlluar afër Poliklinikës së qytetit me snajper.
Dy vjet më parë, Sinomatit i vendosën tritol në makinë. Sinomati është një emër i njohur për policinë.
Në vitin 2015 është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Ai rezulton i dënuar në Belgjikë ku ka dale nga burgu një vit më parë.
Mësohet se Gezim Sinomati është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



