E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ 8 janari 2022 kujtohet si një ditë e zezë nga demokratët
Lajme

FOTOT/ 8 janari 2022 kujtohet si një ditë e zezë nga demokratët

8 janari 2022 kujtohet si një ditë e zezë nga demokratët.

Dy vite më parë, Lulzim Basha blindoi selinë qendrore të Partisë Demokratike me dhjetëra ton hekur.

Blindimi i selisë filloi thuajse një muaj para 8 janarit, kohë kur qytetarët u ngritën në protestë.

Përveç derës hyrëse, Basha mbuloi korridoret dhe fasadën e brendshme të selisë me mijëra llamarina për të mos lënë demokratët të shkojnë në bazën e tyre.

Së bashku me një grup deputetësh, ushtarë të tij, Luli u ngujua në seli. Ata morën masat që të zaptonin selinë.

8 janari që “nxin” Bashën/ Hekur, dhunë dhe gaz

E gjithë kjo ndodhi pasi Luli nuk donte të lëshonte karrigen e tij, duke qenë se demokratët e shkarkuan nga posti i kryetarit në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.

Fillimisht Basha u justifikua duke thënë se po bën rikonstruksion në seli, por në fund e vërteta doli zbathur.

Basha kishte marrë masat për të krijuar një fortesë brenda selisë, me qëllimin e vetëm që t’u rrëmbente demokratëve jo vetëm vulën dhe siglën, por edhe bazën qendrore të tyre.

8 janari që “nxin” Bashën/ Hekur, dhunë dhe gaz

Pas zaptimit të shtëpisë së demokratëve, ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për një protestë.

Dhuna me dru ndaj protestuesve

Mijëra demokratë u ngritën në protestë, por u përballën me dhunë dhe gaz lotsjellës.

8 janari që “nxin” Bashën/ Hekur, dhunë dhe gaz

Luli u sigurua që kjo ditë të ishte më e dhunshmja në histori, ndonëse Berisha herë pas here bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe protestë paqësore.

Ai porositi disa mercenarë të tij që të godisnin me hunj e shkopinj protestuesit.

Mjafton të kujtojmë këtu Ervin Salianjin që na u shfaq me shkop bejsbolli për të rrahur demokratët dhe për të mbrojtur Lulin me çdo kusht.

8 janari që “nxin” Bashën/ Hekur, dhunë dhe gaz

Në disa ambiente të selisë, banditët e Bashës hodhën pluhur nga fikset e zjarrit nga dyert dhe dritaret.

Policia dhe gazi lotsjellës

Dhuna ndaj protestuesve nuk u mbyll këtu, pasi Basha u ndihmua edhe nga kryeministri Edi Rama.

Në selinë e PD-së shkoi edhe policia e Ramës, e cila mbyti qytetarët me gaz lotsjellës.

8 janari që “nxin” Bashën/ Hekur, dhunë dhe gaz

Për të larguar qytetarët dhe për të siguruar mbrojtjen e Bashës, policia hodhi drejt protestuesve gaz lotsjellës dhe zbrazi botet me ujë.

Policia arrestoi dhjetëra protestues, duke thelluar edhe më tepër terrorin. Por para kësaj, policia kishte bllokuar të gjitha rrugët hyrëse të Tiranës me forca të shumta, për të ndaluar ardhjen e protestuesve në kryeqytet.

Si pasojë e dhunës së paprecedentë, 10 persona mbetën të lënduar, ndërsa 4 prej tyre përfunduan te Spitali i Traumës.

E kundërta ndodhi me njerëzit e Bashës, të cilët dolën nga kjo ngjarje pa asnjë lëndim.

8 janari që “nxin” Bashën/ Hekur, dhunë dhe gaz

Kështu, 8 janari është cilësuar si akti më i turpshëm në historinë e PD-së që ndodhi për interesat personale të Lulzim Bashës.

Lulit asokohe iu bashkuan disa deputetë, ndërsa një pjesë e tyre sot e kanë braktisur. Deputetë që u bënë mercenarë të Bashës dhe pjesë e dhunës ndaj protestuesve ishin Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Grida Duma, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferraj./ CNA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.