E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tmerri i përjetuar prej 9 vitesh, çfarë i tha 50-vjeçari vajzës së tij përpara se të vriste kunatin! Përdhunim e shantazhe, kalvari i vuajtjeve të 18-vjeçares
Lajme

Tmerri i përjetuar prej 9 vitesh, çfarë i tha 50-vjeçari vajzës së tij përpara se të vriste kunatin! Përdhunim e shantazhe, kalvari i vuajtjeve të 18-vjeçares

“Do ta zgjidh unë”, kështu iu është drejtuar Fatmir Tarellari vajzës së tij 18-vjeçares pasi kjo e fundit i ka treguar tmerrin e përjetuar nga vëllai i njerkës, Erjon Pelivani.

Fatmir Tarellari erjon pelivani3

Ai i dha fund makthit të përjetuar prej 9 vitesh nga e bija duke qëlluar për vdekje me pushkë kunatin në rrugën pas fabrikës AGET në drejtim të Volosit.

50-vjeçari, pasi ka marrë armën në banesë, i ka kërkuar Erjon Pelivanit të takoheshin me preteksin se iu ishte prishur makina duke i ngritur kurth për ta vrarë. Më momentin që janë takuar fillimisht Fatmir Tarellari e ka goditur me tytën e armës në kokë dhe kur i riu ka tentuar t’i marrë pushkën e ka qëlluar për vdekje.

Mësohet 33-vjeçari e ka përdhunuar vajzën që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u mbushi 12-vjeç filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme. Ai në fakt, dyshohet se i ka mbajtur për vete materialet filmike, më pas ka shantazhuar 18-vjeçaren.

Kur vajza ka filluar punë, ai dyshohet se e merrte në telefon dhe i kërkonte që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte pamjet filmike që posedonte.

Autori 50-vjeçar është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Gruaja e parë e Fatmir Tarellarit ka humbur jetën në një aksident rrugor, ndërsa me gruan e dytë dhe njëkohësisht motrën e viktimës ka një fëmijë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.