E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi flet për reforma zgjedhore, Bardhi: Rama po tregon se e mban pushtetin me mjete antidemokratike
Lajme

Bardhi flet për reforma zgjedhore, Bardhi: Rama po tregon se e mban pushtetin me mjete antidemokratike

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës, në lidhje me reformën zgjedhore ditën e sotme gjatë një konference me mediat.

Rama tha se, reformën zgjedhore do ta bëjë vetëm, pa opozitën.

Sipas Bardhit deklaratat e Ramës tregojnë ‘mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka kryeministri për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike’.

Ai theksoi se beteja e opozitës në Kuvend është e drejtë dhe se Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptareve.

Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike.

Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njëherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.