E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarandë/ Drejtoresha  e  Kadastrës që u shkarkua  mbushi detin me inerte dhe u legalizoi objekte të familjarëve
Lajme

Sarandë/ Drejtoresha e Kadastrës që u shkarkua mbushi detin me inerte dhe u legalizoi objekte të familjarëve

Aida Demi, drejtoreshë e Kadastrës në Sarandë është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi ka ardhur pas investigimit të emisioni ‘Stop’ në TV Klan, ku tregohej sesi familja e drejtoreshës së Kadastrës, Aida Demi ka përfituar tokë që më parë ka qenë det.

Hoteli buzë detit, i ndërtuar nga familjaret e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, sipas emisionit ‘Stop’ gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë.

Me një kontratë shitblerjeje në 5 korrik 2019, Ministria e Financave ia shiti atë familjes Demi duke e kthyer detin në tokë. Pas vetëm 4 ditësh, familja Demi merr certifikatën e pronësisë jo për 600 m2 sa bleu, por për 1325 m2.

Më pas, në vitet 2020 dhe 2021 dhe 2022, familja e Aida Demit ka marrë disa leje për ndërtimin e një objekti të ri dhe shtesë katesh për objektin ekzistues.

Aida Demi ka legalizuar dy kate pa leje të një objekti, për të cilat ka pasur urdhër prishjeje nga Bashkia e Sarandës dhe INUK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.