E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Super-ministri Blendi Goxhe dekretohet  nga presidenti Begaj
Lajme

Super-ministri Blendi Goxhe dekretohet nga presidenti Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e Blendi Gonxhjat si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gjithashtu, Presidenti Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi sot shkarkimin e Elva Margaritit nga detyra e Ministres së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e Ervin Metes nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Kështu me ndryshimet e reja të propozuara nga Rama, Ervin Mete, është emëruar në krye të Ministrisë së Financave, pas propozimit të Ramsë për shkëputjen e digasterit të Ekonomisë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, kryeministri Rama, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bëri me dije se Ministria e Kulturës do të shkrihet dhe bashkë me të do të largohet dhe Elva Margariti.

Rama sqaroi gjithashtu atë ditë se kishte propozuar krijimin e një ministrie të re, që do të quhej Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës. Pra duke i hequr Ekonominë nga kompetenca ministrit të Financave, Ervin Mete dhe rrudhur atij portofolin. Në krye të kësaj ‘super ministrie’ kryeministri kishte propozuar emrin e Blendi Gonxhes, i cili mbante deri sot, postin Drejtor i Drejtorisë së Transporteve.

Njoftimi i Presidencës: 

Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres  së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Gjithashtu sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave si edhe dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Presidenti Begaj dekreton Blendi Gonxhen ministër të Ekonomisë,Presidenti Begaj dekreton Blendi Gonxhen ministër të Ekonomisë,Presidenti Begaj dekreton Blendi Gonxhen ministër të Ekonomisë,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.