E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku i njohur Alimehmeti: Rama ka vetëm një axhendë, shqiptarët të largohen dhe t’i thonë ‘JO’ Shqipërisë
Lajme

Mjeku i njohur Alimehmeti: Rama ka vetëm një axhendë, shqiptarët të largohen dhe t’i thonë ‘JO’ Shqipërisë

Mjeku Alimehemti është shprehur  në protestën për arrestimin e Berishës ; se Rama ka vetëm axhendën e shpopullimit dhe largimit të shqiptarëve jashtë vendit.

Fjala:

Mirëmbrëma njerëz të lirë, qëndrestar.

Unë jam një qytetar si ju, një familjar si ju dhe më lejoni të përshëndes ju që në këtë atmosferë të errët jeni e vetmja dritë që po largoni hijet.

Hije që në dendësinë më të madhe janë 100 metra nga këtu, atje te kryeministria. Mbani mend dhjetë vjet më parë kur u grumbulluan hijet dhe që në atë kohë janë shtuar.

Mbani mend kur  ishte thirrja thoni po Shqipërisë për shëndetësinë dhe i pari që u ofrua ishte një biznesmen ku i rroki shqiptarëve 100 milionë euro më koncesionin e sterilizimit.

U premtuar shëndetësia falas, por OBSH thekson se 60 % të parave dalin nga xhepat e juaj. Mbani mend kur thoni se 5% e PBB do të shkonte për arsim dhe sot mezi i shkojnë 2% dhe këtë po e bën qeveria, 100 metra nga këtu atje në kryeministri.

Ju tha studentëve që  do të përgjysmonte tarifat, por në të kundërt ja dhjetëfishoi tarifat studentëve të shëndetësisë, dhe ata në pamundësi largohen nga Shqipëria dhe i thonë jo vendit.

Tha do ti themi jo korrupsionit dhe në vend që ta luftonte në epidemi lokale që e kishte në Shqipëri e dërgoi në Amerikë e bëri pandemi duke korruptuar atje zyrtarë të lartë.  Nga njëri krah i thonte po Serbisë që dhe ata shqiptar të Kosovës ti thonin Jo Shqipërisë por ata nuk e bënë kurrë dhe e vetmja axhendë është që ti thonë jo Shqipërisë, qytetarët, studentët, familjarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.