E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri i Drejtësisë: Ruçi ka shkelur Kushtetutën, opozita ka të drejtë ta denoncojë
Lajme

Ish-ministri i Drejtësisë: Ruçi ka shkelur Kushtetutën, opozita ka të drejtë ta denoncojë

I ftuar në “Intervista e Mbrëmjes” në Ora News, ish-ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, duke komentuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ka thënë se Gramoz Ruçi ka ndërhyrë në institucione që bëjnë listat për kandidat dhe kjo është e papranueshme, pasi ka shkelur Kushtetutën.

“Kemi një boshllëk kushtetues dhe jemi në shkelje të rëndë kushtetuese. Ndërhyrja e kryetarit të Kuvendit, në institucionet që duhet të hartojnë listat, është një tejkalim i hapur i kapërcimit të Kushtetutës dhe në këtë rast opozita ka të drejtë ta denoncojë dhe ti tregojë që është duke bërë shkelje”, ka deklaruar Gazmend Bardhi.

Më tej ai është shprehur se shorti që do të hidhet nesër nuk ka bazë kushtetuese dhe ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.