E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Era e fortë hedh në tokë fasadën e pallatit 5-katësh në Milot, reagon deputeti i demokrat: Dëshmi e korrupsionit dhe babëzisë së kryetares
Lajme

Era e fortë hedh në tokë fasadën e pallatit 5-katësh në Milot, reagon deputeti i demokrat: Dëshmi e korrupsionit dhe babëzisë së kryetares

Moti i keq me erë të fortë ka shembur fasadën e një pallati 5-katësh në Milot, në bashkinë e Kurbinit por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

pallatiti

Pallati ishte restauruar pak muaj më parë si pjesë e programit të Rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe deputeti demokrat, Kastriot Piroli, i cili është shprehur se “kjo është një dëshmi e korrupsionit dhe babëzisë së kryebashkiakes së Kurbinit”.

Sipas tij miliona euro të hedhura në Kurbin pas tërmetit të 2019-ës dhe fasadat që shemben janë një standart punimesh i përdorur në të gjithë fasadat e pallateve në qytet.

“Dëshmia e korrupsionit dhe babëzisë së kryetares së Bashkisë Kurbin. Miliona euro të hedhura në Kurbin që pas termetit të nëntorit të 2019 dhe fasadat që shemben duke rrezikuar jetën e banorëve të qytetit të Milotit. Ky standart dhe cilësi punimesh është përdorur në të gjitha fasadat e pallateve në Kurbin. I bëj thirrje SPAK të nise hetime të menjëhershme”, shkruan deputeti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.