E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bylykbashi pas dështimit të mbledhjes: PS të lejë lojërat, duhet rikompozim i komisionit
Lajme

Bylykbashi pas dështimit të mbledhjes: PS të lejë lojërat, duhet rikompozim i komisionit

Pas dështimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka reaguar Oerd Bylykbashi.

I mandatuar nga 47 deputetë të opozitës për të qenë bashkëkryetar i Reformës zgjedhore, por i papranuar nga mazhoranca, të cilët njohin Enkelejd Alibeajn, Bylykbashi i ka bërë thirrje PS që të ‘lejë lojërat’.

“Tradita e komisionit bipartizan, është ajo që kërkojmë ne në mënyrë konstante, që përbëhet gjysma nga mazhoranca dhe gjysma nga opozita.

Bashkëkryetarët i takojnë partisë më të madhe në mazhorancë dhe opozitë, që është PD. PD dhe opozita ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të marrë pjesë në mënyrë aktive për të gjetur konsensus për rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Kemi dorëzuar dje në parlament kërkesën e re, 47 deputetë kanë firmosur që komisioni të rikompozohet. Mirëpresim që mazhorancë të lërë lojën që bën me segmente të vogla”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.