E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bajram Begaj mesazh: Urimet më të përzemërta Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Lajme

Bajram Begaj mesazh: Urimet më të përzemërta Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj i ka dërguar mesazh urimi Talat Xhaferit për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

talat xhaferi

Begaj shprehet se qeveria maqedonase, me në krye Talat Xhaferin, “ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik”.

Kreu i Shtetit thekson se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV, duke shtuar se ky është rasti që të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të vendit në BE.

“Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi!

Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik!

Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV.

Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE. Suksese!”, shkruan presidenti Begaj, në një postim në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.