Alibeaj replikon me SMS: Njoftimin e ke të pasaktë! S’kam dhënë pëlqimin tim…
Pas dështimit të mbledhjes fizike të komisionit të Reformës Zgjedhore, për shkak të bllokimit nga deputetët e opozitës, është vendosur që ai do të mbahet online.
Njoftohet se me dakordësi të dy bashkëkryetarëve të Komisionit, mbledhja do të zhvillohet online, me anë mjeteve të komunikimit elektronik në platformën Zoom, ditën e premte, datë 09.02.2024, në orën 10.00.
Deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj ka replikuar me SMS lidhur me zhvillimin e zhvillimin online të mbledhjes për Reformën Zgjedhore.
Bashkëkryetari është njoftuar me anë të një mesazhi se pas shtyrjes së mbledhjes në Kryesi për shkak të bllokimit të sallës nga deputetët e opozitës, mbledhja do të zhvendosej online në Zoom ditën e premte.
Në SMS thuhet se orari është vendosur në dakordësi të dy bashkëkryetarëve të Komisionit.
“Të nderuar anëtarë të Komisionit, Më lejoni t’Ju njoftoj se në pamundësi të zhvillimit të mbledhjes fizike, me dakordësi të dy bashkëkryetarëve të Komisionit, mbledhja do të zhvillohet online, me anë mjeteve të komunikimit elektronik në platformën Zoom, ditën e premte, datë 09.02.2024, në orën 10.00”, shkruhet në SMS dërguar Alibeajt.
Por ky i fundit nuk ka qenë dakord, duke iu përgjigjur: “Nuk kam dhene pelqimin per mbledhje online diten e premte. Kerkesa ime eshte per mbledhje, te komisionit, edhe online, diten e sotme. Ndaj percillja bashkekryetarit si kerkese, per te ribere njoftimin per mbledhje diten e sotme. Jam ne pritje”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



