E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/  Arrestohet 39-vjeçari  që përndoqi bashkëshorten e cila po shkonte në gjykatë për divorcin dhe tentoi ta vrasë
Lajme

EMRI/ Arrestohet 39-vjeçari që përndoqi bashkëshorten e cila po shkonte në gjykatë për divorcin dhe tentoi ta vrasë

Policia e Dibrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, pasi 39-vjeçari, Miri Likkola përndoqi bashkëshorten dhe një shtetas tjetër dhe në një dyqan tentoi t’i godasë me sëpatë.

diber

Mësohet se gjatë kohës që 39-vjeçari tentoi të godiste një shtetas tjetër dhe  bashkëshorten e cila po shtonte në gjykatë për seancën e ndarjes, pasi dispononte dhe urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti, dëmtoi dhe pronën (dyqanin) e një shtetasi.

Njoftimi:

Dibër

Policia parandaloi përshkallëzimin e një konflikti.

Përndoqi bashkëshorten dhe një shtetas tjetër, dhe në një dyqan tentoi t’i godiste me sëpatë, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e ngjarjes.

39-vjeçari, gjatë kohës që tentoi të godiste një shtetas tjetër dhe bashkëshorten, e cila po shkonte në gjykatë për seancën e ndarjes, pasi dispononte dhe urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti, dëmtoi dhe pronën (dyqanin) e një shtetasi.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur sekuestrimin e mjetit prerës (sëpatë), si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 39-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në dyqanin e shtetasit U. M. po ndodhte një konflikt dhe një shtetas me një mjet prerës (sëpatë) po tentonte të godiste 2 shtetas të tjerë, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku u bë i mundur parandalimi i përshkallizimit të mëtejshmëm të konfliktit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. (Xh.) L., 39 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas kishte përndjekur bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë, ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe do të zhvillonte seancën për ndarje. Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një shtetas tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me mjetin prerës (sëpatë), bashkëshorten dhe mikun e saj.

Gjithashtu, gjatë konfliktit 39-vjeçari ka dëmtuar disa orendi në dyqanin ku zhvilloi konfliktin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.