E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, i moshuari në gjendje të rëndë
Lajme

FOTO/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, i moshuari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure (7 shkurt) në autostradën Tiranë-Durrës

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Urës së Dajlanit ku një mjet ka përplasur një këmbësor i cili është transportuar në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion parapra.

Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.