Pistat që po heton policia pas atentatit ndaj Ardian Gjeloshit sot në Kurbin
Nga konfliktet për biznesin, te hakmarrja
Tri janë pistat ku po heton prokuroria në lidhje me atentatin e sotëm që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin.
Pista e parë janë konfliktet me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane.
Policia si pistë të dytë po heton atë të hakmarrjes. Në 2002 është shënuar një ngjarje e rëndë ku autorë të dyshuar ishin Ardian Gjeloshi dhe vëllai i tij, Dritan Gjeloshi.
Asokohe autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSh Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga. Pista e tretë lidhet me plagosjen e djalit të Ardian Gjeloshaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



