E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kavajë/ EMRI/ Vrau nënën duke ushtruar dhunë, vihet në pranga 35-vjeçari
Lajme

Kavajë/ EMRI/ Vrau nënën duke ushtruar dhunë, vihet në pranga 35-vjeçari

Është arrestuar sot Ndriçim Sokoli, nga Kavaja. 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij 75-vjeçare, e cila për pasojë të dhunimit ka humbur jetën.

Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia ka zbardhur shkakun e vdekjes së një të moshuare, ngjarje e cila fillimisht u raportua si aksidentale.

Ekzepertiza mjekoligjore ka dalë në konkluzion se 75 vjeçares i janë gjetur brinjë të thyera dhe hematomë në mushkëri.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.

Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.

Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.