E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Serbët në veri të Kosovës, shpërndajnë  fletushka kërcënuese për Kurtin dhe policinë
Lajme

Serbët në veri të Kosovës, shpërndajnë fletushka kërcënuese për Kurtin dhe policinë

Serbët vijojnë të provokojnë trazira në Veri të Kosovës. 

Në veri janë shpërndarë këto fletushka që japin udhëzime për përgatitje te koktejve të molotovit dhe për rezistencë ndaj Policisë.

Organizata e re serbe, e vetëquajtur “Mbrojtja Kombëtare”, udhëzon serbët e veriut përmes trakteve se si të kundërshtojnë apo sulmojnë autoritetet e Kosovës, duke i cilësuar ato Policia e Kurtit.

“Mbrojtja popullore. Udhëzim për kundërshtim ndaj policisë së Kurtit. Si duhet vepruar kur të shihni patrollën e policisë së Kurtit Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell) Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injorone por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë. Si është më së lehti të thehet automjeti i policisë së Kurtit Me llagerë të rrumbullakët, siguresën e rrymës, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe din. Udhëzim për bërjen e koktellit Një të tretat benzin, dy të tretat naftë në leckën e lagur, një shishe qelqi 30 gram rërë për shishen e një litre. Kundërvënie e detyrueshme Kur policia e Kurtit e arreston ose e maltreton serbin detyrimisht i ndihmoni për tu mbrojtur nga terrori  Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon Mbrojtja popullore”, thuhet në këtë thirrje.

Kur Policia e Kurtit e arreston ose e keqtrajton serbin detyrimisht i ndihmoni për t’u mbrojtur nga terrori.

“Dyshojmë se dje gjatë dhe pas protestës këto broshura janë shpërndarë dhe ne kemi hasur në to me vonë. Pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Speciale është hap rasti thirrje për rezistencë dhe nxitje të urrejtjes. Nuk ka të dyshuar e as të arrestuar”, thonë nga Policia e Kosovës.

“Përgatitje për rezistencë”/ Shpërndahen“Përgatitje për rezistencë”/ Shpërndahen

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.