E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konferenca për shtyp/ Blinken nuk takoi përfaqësuesit e opozitës gjatë vizitës : Kur të kthehem nga darka, mund të takohem me pjesën tjetër!
Politikë

Konferenca për shtyp/ Blinken nuk takoi përfaqësuesit e opozitës gjatë vizitës : Kur të kthehem nga darka, mund të takohem me pjesën tjetër!

Bisedova me personalitetet e Drejtësisë

Sekretari i SHBA, Antony Blinken dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë në një konferencë për mediat pas takimit të tyre në kryeministri.

Blinken: “Ju falënderoj shumë që na keni mikpritur sot. Do ta filloj me dy shprehje që kemi. “Nëse dikush nuk ka mundësi të përjetojë kënaqësinë, ne kemi mundësinë ta ftojmë sërish”. “Dhe kur dielli shkëlqen dhe kur nuk bie shi, është një mik i rëndësishëm”. Kjo është diçka që nuk mund t’ua shpreh sa duhet që është tribut. Jam në vizitën e parë sepse ky partneritet është më i fortë se çka qenë dhe marrëdhënia për ne…. Është një rrugë me dy kalime dhe po bëjmë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin Si alet kyc i NATO-s, zë i rëndësishëm në KS e OKB kemi partneritet të rëndësishëm. Kemi folur për gjëra të rëndësishme, për Ukrainën që është përballur me Rusinë.

Kemi patur mundësinë të diskutojmë për sfidat për po përballemi, për të nxitur sigurinë. Shqipëria ka qenë një nga mbështetëset e para të Ukrainës dhe ka dërguar ndihma ushtarake dhe është një nga 10 kontrinueset kryesore për të ardhurat për frymë. Muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën e Kuçovës.

Blinken nn

Blinken u pyet nga gazetarët e pranishëm, se pse gjatë vizitës së tij nuk u takua me pjesëtar të opozitës.

Ai u përgjigj duke thënë se për ditën e sotme ka takuar  mjaftueshëm.

“Unë kam pasur një mundësi të takohem me një sërë njerëzish, përveç atyre që takova që i përkasin politikës. Kam pasur mundësinë që të takohem me personalitete të Reformës në Drejtësi.

Kur të kthehem nga darka do të kem mundësi të takohem me pjesën tjetër.

Sa i përket bazës ajrore, më lejoni të them se Shqipëria ka 15 vite që është bërë anëtare e NATO-s. Kur bëhet fjalë për bazën detare ne do të vazhdojmë të diskutojmë”, th Blinken.

Gjatë deklaratës, Blinken foli edhe për memorandumin e mirëkuptimin që nënshkroi me homologun e tij Igli Hasani.

“Ne kemi nënshkruar memorandumin e mirëkuptimin që të na ndihmojë për një qasje të përbashkët për dezinformimin. Është e rëndësishme është që demokracitë të kenë mjetet e nevojshme. Janë trefishuar investimet në Shqipëri që nga 2019 dhe kjo do të vazhdojë. Ka potenciale të mëdha për rezervat në energji”, u shpreh ai.

“Sot kam pasur mundësi të takohem edhe me prokurorë e gjyqtarë, të cilët janë duke drejtuar reformat kryesore”, u shpreh ai gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama.

Zyrtari amerikan Blinken tha se anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore dhe se ku proces duhet të ecë përpara.

Ndërsa shtoi se do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin në BE.

“Sot kam pasur mundësi të takohem edhe me prokurorë e gjyqtarë, të cilët janë duke drejtuar reformat kryesore.

Është e rëndësishme të kuptojmë që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore. Ky është një proces dhe është e rëndësishme që vazhdon të eci përpara. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin në BE, është ajo që populli meriton”, tha ai.

Antony Blinken është takuar ditën e sotme (15 shkurt) me kreun e SPAK, Altin Dumani, kreu i ILD-së, Artur Metani dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaça.

Kërcënime nga  Rusia, janë diçka potenciale që po e marrim shumë seriozisht, fokusi i Biden është siguria

Sekretari Amerikan i Shtetit u pyet nga gazetarët në lidhje me kërcënimin e mundëshëm, dhe në përgjigje tha se është diçka potenciale dhe po merret seriozisht.

Ai theksoi se fokusi i presidentit është siguria e Amerikës

“Kjo nuk është aftësi aktive, por është diçka potenciale që po e marrim shumë seriozisht dhe do e themi shumë shpejt. Qëndroni në gatishmëri për të dëgjuar. Fokusi i Biden është siguria e SHBA dhe popullit të saj, dhe ndërsa i qasemi kësaj është e para që i qëndron”, tha Blinken.

Sekretari foli dhe për luftën në Gaza ku theksoi se po punohet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi dhe për lirimin e pengjeve.

“Për përngjet, kemi dhënë një propozim që është bërë bashkërisht dhe është dorëzuar. Është diçka që ne besojmë se ka disa gjëra që nuk janë miratuar. Jemi në një proces me partnerët tanë të Katarit, Egjiptit dhe Izraelit, për të gjetur një dakordësi dhe besojmë se kjo është e mundur. Ka çështje të vështira që duhet të zgjidhen por ne po bëjmë gjithçka për arritjen e një marrëveshjeje. Duam të kthehen pengjet në shtëpi dhe të kemi një pauzë më të gjatë”, tha Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka komentuar nga Tirana tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE është shtegu i vetëm i duhur duhet të kalojnë Beogradi dhe Prishtina, duke shtuar se SHBA-të do të mbështesim të dy vendet. 

Blinken u shpreh se dy vendet nuk duhet të shkojnë pas në të kaluarën dhe të përsëriten ato që kanë ndodhur.

Blinken: Nuk mund të shkojmë mbrapa në të kaluarën, nuk mund të kemi ripërsëritje të asaj që ka ndodhur, të asaj që shumë njerëz kanë përjetuar në 1990. Jemi të angazhuar që të mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe me Evropën.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është i duhuri dhe shtegu i vetëm i duhur, jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet dhe që mundemi që të mbështesim të dy vendet teksa përshkojnë këtë shteg.

Ne dimë cila është alternativa pasi e kemi parë. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit të ndërmarrin këtë shteg. Shumë mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.