Arsyeja pse Blinken nuk takoi opozitën?!
Kreshnik Spahiu është shprehur në një intervistë televizive se Anthony Blinken, jo vetëm që e injoroi opozitën duke mos takuar asnjë përfaqësues të tyre, por sipas tij, bëri edhe një gjest që nuk e ka bërë as Hilari Clinton në vizitën e saj.
Spahiu nënvizoi se Blinken nuk zgjodhi as të fliste në Parlament, gjë që sipas tij tregon se ai nuk donte t’i shihte as me sy përfaqësuesit e opozitës.
Sipas tij, Blinken nuk pranoi të takonte as opozitën e Berishës, as të Bashës, pasi ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe me ata që dolën kundër Berishës, sepse edhe ata shkojnë te ballkoni i ish-kryeministrit.
“Në njëfarë mënyre, ardhja e dhënies së mesazhit të Washington-it për hapjen e bazës së Kuçovës, është një lloj relativizimi i bazës së Don Stillit dhe heqjes së ekskluzivitetit të bazës së Ferizajt, bazës së amerikanëve në Kuçovë. Kanë qenë disa mesazhe të heshtura të Blinken-it sot, që i kanë dhënë një lloj relativizimi marrëdhënieve me Prishtinën, duke e sfumuar atë. Nga ana tjetër, ardhja e Blinken-it në Tiranë rifreskon edhe një herë se Tirana konsiderohet edhe një herë partneri kryesor dhe qendra kryesore e amerikanëve në Ballkan. E katërta që ishte karakteristikë, ishte se Blinken vërtetë e injoroi opozitën që nuk i takoi, por bëri edhe një gjest tjetër që nuk e bëri Hilary Clinton. Mund të zgjidhte fjalën në Parlament, i injoroi edhe në Parlament. As me sy nuk denjoi t’i shihte. Nuk pranoi të takojë as opozitën e Berishës dhe as të Bashës. Sepse ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe me ata që dolën kundër Berishës, sepse edhe ata sot shkuan te ballkoni”, tha Spahiu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



