Salianji nga Kavaja: Kudo ka entuziazëm për protestën e madhe të 20 shkurtit
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur se e vetmja rrugë për t’u përballuar me qeverisjen e keqe, është bashkimi i Partisë Demokratike.

Nga Kavaja, ku u takua me demokratët, Salianji deklaroi se “nuk ka më kohë për të humbur”, duke theksuar se kudo ka entuziazëm për protestën e madhe të 20 shkurtit.
“Banorët dhe demokratët e Golemit nuk kanë asnjë dilemë, as kohë për të humbur. Ata e dinë se bashkimi i PD dhe i çdo faktori opozitar është e vetmja rrugë për t’u përballur me qeverisjen e keqe, me korrupsionin e sundimin e një njeriu.
Të bashkuar siç ishin në zgjedhjet e fundit, në betejen që fituam me rilindjen, ashtu do vazhdojmë në aksionin opozitar.
Kudo në Kavajë gadishmeri e entuziazem për protesten e madhe të 20 shkurtit. Duhet ndryshim”, shprehet Salianji
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



