E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thirrja e deputetëve të opozitës së bashkuar për protestën e 20 Shkurtit
Lajme

Thirrja e deputetëve të opozitës së bashkuar për protestën e 20 Shkurtit

 

🎥Në video bëjnë thirrje të gjithë deputetët e PD-së për tu bërë bashkë në protestën e 20 shkurtit.

Në video bëjnë thirrje të gjithë deputetët e PD-së për tu bërë bashkë në protestën e 20 shkurtit.

Ditën e nesërme, e martë 20 shkurt, opozita ka thirrur protestë kundër qeverisë dhe pritet që tubimi të nisë në orën 17:30 para Kryeministrisë.

Mësohet se në protestë, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, do të jetë  ‘prezent’ përmes një videomesazhi, i cili ose do të jepet live ose do të jetë me regjistrim.

Gjithashtu mësohet se opozita ka marrë leje në polici për rreth 5 orë për zhvillimin e protestës.

Kujtojmë se gjatë paradites së sotme, policia njoftoi dhe planin e masave për mbarëvajtjen e tubimit.

Për protestën do të angazhohen 1100 efektivë policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, ndërsa RENEA do të jetë në gatishmëri. Gjithashtu do të ketë dhe autobote uji, ndërsa njoftohet dhe për një kordon me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Dyert e Kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.

Dy orë para nisjes së protestës dhe deri në përfundim të saj, segmentet rrugore që do të bllokohen janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Partia Demokratike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që me datën 20 shkurt të jenë në shesh në protestën kundër narkoqeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar që në 20 shkurt të gjithë qytetarët të zbresin në Tiranë, pasi kjo ditë është vendimtare për të shpëtuar demokracinë, lirinë dhe Shqipërinë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.