E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Disa orë para protestës, rrethohet me  gardh metalik kryeministria
Lajme

Disa orë para protestës, rrethohet me gardh metalik kryeministria

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, përgatitjet janë drejt fundit për një ngjarje të tillë. Në fotot e mëposhtme shihet qartë situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe është bllokuar qarkullimi i automjeteve.

Policia ka vendosur gardh metalik përballë Kryeministrisë, ku është edhe zona ku do të mblidhen qytetarët.

Ndërkohë po vendoset edhe podiumi nga ku do të flasin krerët e opozitës.

Në protestën e sotme nuk do të jetë i pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha pasi ndodhet nën masën “arrest shtëpie”, por pritet që ai t’u drejtohet qytetarëve me një video mesazh.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.