E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot  Rama mbledh “online” Asamblenë e PS-së
Lajme

Sot Rama mbledh “online” Asamblenë e PS-së

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Mësohet se takimi do të zhvillohet “online” dhe do të nisë në orën 17:30.

Ndërkohë në selinë e PS-së do mblidhen edhe drejtuesit politikë të qarqeve.

“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.

Në asamblenë e PS-së të mbajtur pak ditë më parë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, Rama pati rezerva për strukturën e PS-së në Kavajë.

Rama i kërkoi kryebashkiakut Erion Veliaj dhe deputetit Etjen Xhafaj që të raportojnë emrat e anëtarëve dhe drejtuesve socialistë që nuk kanë plotësuar objektivat në Bashkinë e Kavajës.

Po ashtu ai ka shprehur pakënaqësi dhe rezerva për performancën e ish-ministrave, të cilët pasi janë larguar nga postet kanë zbehur angazhimin e tyre.

Në shënjestër vuri ish-ministren Olta Xhaçka ku ka theksuar se në rrjetet e saj sociale nuk ka pasur asnjë postim.

Më pas kanë vijuar raportimet e drejtuesve të qarqeve të Shkodrës, Lezhës e Fierit. Mbledhja u zhvillua në masa të rrepta sigurie pasi u hoqën valët e telefonave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.