E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon delegacioni i BE-së pas miratimit  të ligjit për Zonat e Mbrojtura:  Do të ndjekim me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligje
Lajme

Reagon delegacioni i BE-së pas miratimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura: Do të ndjekim me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligje

Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ka reaguar në lidhje me miratimin në Kuvend të ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Në reagim, delegacioni shprehet se do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, në përputhje me kuadrin ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Reagimi:

Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të konvergojë drejt standardeve evropiane.

Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi temat e mbuluara nga acquis e BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent.

Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, në përputhje me kuadrin ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.