E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haradinaj – LDK-së për Demarkacionin: S’keni çare pa e votuar
Lajme

Haradinaj – LDK-së për Demarkacionin: S’keni çare pa e votuar

Po vazhdojnë polemikat në mes të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kujtim Shalës së LDK-së.

Haradinaj duke e komentuar vendimin e tij në Qeveri për Marrëveshjen që e njëjta të procedohet në Kuvend, tha se deputetët e LDK-së në vazhdimësi kanë thënë se do ta votojnë dhe këtë Haradinaj e lidhi ”me çare”.

“Po e shoh që jeni në zor të madh, keni thënë se do ta votoni Marrëveshjen vazhdimisht, s’keni as tash çare pa e votu”, u shpreh Haradinaj.

Kujtim Shala i LDK-së iu përgjigj Haradinaj duke thënë se nuk kanë kurrfarë zori vetëm se do të votojë ashtu siç votoi në Qeveri kryeministri.

Por Haradinaj e sqaroi votimin e tij në Qeveri të Marrëveshjes me Malin e Zi, duke thënë se ajo është gjetur aty.

Jam habitë, e kam nënshkruar edhe këtë. Prapëseprapë do të votoni. Nuk e kam ditë që e kam këtë autoritet te ju. Unë kam dëgjuar qëndrimet e subjekteve politike për këtë temë. Nuk e ka prodhuar Qeveria.

Shikoni, Qeveria e re, mundet veç me thonë ja kemi shtu raportin kësaj Marrëveshjeje, tani raporti ka mujt me ardhë ndaras njëherë raporti pastaj Marrëveshja por për hir me ju ndihmu deputetëve i kemi çu bashke. Atëherë unë kam votu me kalu në Parlament këto vendime. Kur vjen votimi edhe ju gjeni naj zgjidhje se pe shoh që jeni në zor të madh”, tha Haradinaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.