Tiranë / Samiti për Ukrainën, nis takimi mes Ramës dhe Zelensky-t, pritet firmosja e disa marrëveshjeve
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Kryeministri.
Zelensky është pritur nga kryeministri Rama.
Më herët Zelensky bëri me dije se do të zhvillojnet negociata me Kryeministrin e Shqipërisë dhe ekipin e tij për bashkëpunimin në mbrojtje dhe politikë, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe punën për marrëveshjet e sigurisë.
Presidenti i Ukrainës ka deklaruar se do të diskutojë për rrugën e përbashkët drejt qëllimit euroatlantik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



