E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qerret, i dënuar me 13 vite burg për pjesëmarrje në një grup kriminal arrestohet nga policia
Lajme

Qerret, i dënuar me 13 vite burg për pjesëmarrje në një grup kriminal arrestohet nga policia

I dënuar në Poloni, me 13 vjet burgim, për pjesëmarrje në një grup kriminal dhe për kryerjen e 3 veprave penale, arrestohet 42-vjeçari polak, Sebastian Bijak.

Polaku është arrestuar në Qerret, pasi është i dënuar me 13 vjet burgim, për krime në fushat e armëmbajtjes pa leje, mashtrimit dhe posedimit të sendeve të vjedhura, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal.

Ai pritet të ekstradohet drejt Polonisë.

Njoftimi i Policisë: 

Operacioni, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

I dënuar në Poloni, me 13 vjet burgim, për pjesëmarrje në një grup kriminal dhe për kryerjen e 3 veprave penale, lokalizohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari polak.

Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 4”.

Gjatë operacionit, në Qerret, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Poloni, shtetasi polak, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Sebastian Bijak, 42 vjeç.

Gjykata e Varshavës-Pragës e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për krime në fushat e armëmbajtjes pa leje, mashtrimit dhe posedimit të sendeve të vjedhura, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal, vepra këto të dënuara sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.