E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta  nga Berati: Problemi i qeverisë janë PPP-të
Politikë

Meta nga Berati: Problemi i qeverisë janë PPP-të

Ilir Meta në një takim me  strukturat e Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit ka shpalosur programin e tij për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Meta tha se do të luftojmë informalitetin për të rritur pensionet, ndërsa shtoi se do të ketë dyfishim pagash për personat me aftësi të kufizuara dhe ata që u shërbejnë atyre.

“Do të luftojmë informalitetin për të rritur numrin e kontribuuesve për të rritur pensionet. Problemi i qeverisë nuk janë pensionistët, por PPP-të.

Do të paguhen sigurimet shoqërore për kategoritë e ndihmesave të aftësive të kufizuara që nuk mbulohet nga kjo kategori.  Pra, do t’u jepet mbështetje financiare.

Do të njohët kujdestaria si punë, dhe do të dyshohet pagesa mujore si për [personat me aftësi të kufizuara dhe për ata që kujdesen për ta.

Do të rimbursohen të gjitha barnat për pensionistët

Do të ,bulohet shërbimet mjekësore dhe infermierore për pensionistët me probleme shëndetësore dhe do t’u jepet prioritet në spitale”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.