Këshillit Kombëtar i PD miraton ndryshimet statutore, Bardhi dhe Gjekmarkaj emërohen nënkryetarë
Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD ka përfunduar me miratimin e ndryshimeve statutore që do të sjellin rrjedhimisht edhe emërimet e Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë.
Flamur Noka ka deklaruar gjatë mbledhjes së Kryesia e PD me propozim të kryetarit ka sjellë në kuadrin e bashkimit të shumëpritur që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të 11 dhjetorit.
“Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, kryetari i partisë dhe kryesia propozuan ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ia kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore.Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e pare; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51 ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD”, u shpreh Noka.
“Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit tërësor. Vendimi i KK është historik në dobi të bashkimit të PD”, përfundoi ai.
Sipas këtyre ndryshimeve, kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit automatikisht per shkak te funksionit jane nënkryetarë te PD.
Flamur Noka: Kryesia e PD me propozim te Kryetarit sjell ne kuadrin e bashkimit te shumëpritur, qe ka qene kryefjale e Kuvendit te jashtëzakonshëm te 11 dhjetorit ( me te hapur dhe me te bashkuar). Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari i Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore per bashkimin
Per çështje te jashtëzakonshme ramë dakord ne mbledhjet e mëparshme, vendosem t’ja kalojmë këshillit kombëtar ndryshimet statutore.
Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e pare; 2 nenkryetar dhe ne nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nenkryetar PD.
Neni 51… ndryshon
Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit ose Kuvendit automatikisht per shkak te funksionit janë nënkryetarë te PD.
Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final te bashkimit tërësor. Vendimi i Këshillit Kombëtar është historik ne dobi te bashkimet te PD.
Edi Paloka: Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia por edhe te qytetaret. Sot propozojmë ndryshimet statutore qe u diskutuan dhe ne kryesi. U arrit mirëkuptim per formulimin.
Është konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Ne kryesi diskutuam gjate dhe patëm mendime te ndryshme por ne fund arritëm ne dakordësi.
Endira Bushati: E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z Paloka s’me kthyet përgjigje per rendin e ditës. Ne nuk jemi dele qe ta marrim vesh rendin nga media.
Ju thate me propozim te kryesisë bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kunder. Neni 54 statut theksohet: Gjykata partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata.
Adriana Kalaja: Me vendim te kryesisë behën ndryshime statutore
Flamur Noka: Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional ne 19 dege qe kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetare te komanduar, te cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tone qe ka dhënë impakt pozitiv tek anëtarësia
Flamur Noka pas përfundimit të Këshillit Kombëtar të Rithemelimit tha se skenari i Edi Ramës për të përçarë PD sot ka marrë fund.

Në një komunikim me gazetarët, Noka deklaroi se ky bashkim është gjithçka për demokratët. Sipas tij tashmë “të bashkuar do të vërshojnë cep më cep në të Shqipërisë”.
Ai tha se misioni është të kthehet vota e lirë, por përmes një qeverie teknike.
“Skenari i tij për të mbajtur të përçare këtë parti sot mori fund. Sot këshilli kombëtar i PD në lartësinë e detyrës që e ka ngarkuar demokratët arriti të përkthejë mesë mirë kërkesën e përhershme të demokrateve, por edhe të përkthehej mesazhin e protestës së 20 shkurtit. Bashkimi është gjithçka për demokratët. Pas këtij vendimi, ne jemi në një etapë të re. Tashmë të gjithë të bashkuar do vërshojmë cep më cep të Shqipërisë për të justifikuar këtë besim të demokratëve.
Kemi një misioni historik përpara, të rikthehet vota e lirë. Prej 10 vjetësh shqiptarët nuk votojnë të lirë. Do të duhet një qeveri teknike”, tha Noka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



