FOTO-LAJM/ Opozita bllokon foltoren, salla e kuvendit në kaos
“Jeni dele”, është shprehur Salianji, duke shtuar: “Kokën poshtë, kartonin lart”.
Nis seanca plenare. Opozita ka bllokuar foltoren dhe deputetët e opozitës janë duke përdorur zhurmues gjatë seancës.
Ndërkohë nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj vijon me leximin e rendit të ditës.
Deputetët e opozitës mbajnë në duar parkartat me mbishkrimin: “Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”.
Deputeti i PD-së, Ervin Salinaji ka ironozuar ligjvënësit e PS-së në Kuvend, teksa votonin projekligjet mes zhurmueseve dhe tensioneve në sallën e Parlamentit.

“Jeni dele”, është shprehur Salianji, duke shtuar: “Kokën poshtë, kartonin lart”.
Deputetet e opozitës janë vendosur para foltores së Kuvendit me pankarta në duar.
“Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”, shkruhet në disa prej pankartave.
Ndërsa ashtu si edhe në skenarët e kaluar, deputetët e opozitës kanë ndezur zhurmuese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



