E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku flet për gënjeshtrat e Ramës: Ndërtimi i Portit të Durrësit do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 400 milionë euro nga taksat e shqiptarëve
Lajme

Tabaku flet për gënjeshtrat e Ramës: Ndërtimi i Portit të Durrësit do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 400 milionë euro nga taksat e shqiptarëve

Deputetja e Partisë Demokrate Jorida Tabaku tha se porti i Durrësit ishte premtuar se do të ndërtohej me fonde private, por në të vërtetë do të bëhet me taksat e shqiptarëve.

Sipas saj, Akti Normativ që nis diskutimet sot ka më shumë taksa, inflacion të krijuar nga qeveria dhe 90 milionë euro për Portin e Durrësit nga xhepi i qytetarëve.

400 milionë euro në total do t’i kushtojë buxhetit të shtetit, thekson Tabaku, ky projekt që nis të diskutohet nesër në Parlament.

“Pa kaluar as 2 muaj nga fillimi i vitit, Qeveria sjell buxhetin për ta ndryshuar në Parlament. Ndryshimet që fillojnë të diskutohen nesër kanë dy elementë kryesorë: elementi i parë, lidhet me të ardhurat. Kemi një rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit që nuk vjen nga asnjë faktor normal por vjen veç prej rritjes së taksave dhe çmimeve. Inflacioni socialist që ka të paktën tre vite që dëmton xhepat e qytetarëve shqiptarë tashmë po sjell më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Po ku shkojnë këto? Këto të ardhura shkojnë për përmirësimin e arsimit? Në shëndetësi? Për rritjen e pensioneve? Shkojnë në ndonjë sektor që lidhet me shumicën e qytetarëve? Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Është jo.

Ndërkohë që të gjitha të ardhurat shkojnë tek Porti i Durrësit, mbasi kaluan një ligj mungesë transparence, korruptiv, me një procedurë të përshpejtuar që askush nuk e kuptoi e nuk e mori vesh për portin e Durrësit. Transferimi i portit të vjetër për të cilin thanë që nuk do harxhohet asgjë nga buxheti i shtetit po fillon dhe po merr pagesat e para. 400 milionë euro në total do ti kushtojë buxhetit të shtetit, 90 milionë euro filloi pikërisht me këtë ndryshim që nis të diskutohet nesër në Parlament. Tani, vijani emrin ju, a është ky vendim për shumicën apo për pakicën? Si gjithmonë 10 vitet e fundit, vendim që i shërben vetëm pakicës”, tha Tabaku

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.